Ph.D Fatmira Kola është kandidate për Deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë për zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit 2025 për Qarkun Berat. E lindur më Nëntor 1986 në Berat, Fatmira ka një profil të fortë akademik dhe profesional.
E ka filluar karrierën profesionale në fushën akademike në Universitetin “La Sapienza” në 2011, për të vazhduar më pas në Universitetin “Tor Vergata”.
Aktualisht është Drejtuese e Departamentit të Shkencave Ekonomike në Albanian University, pa u shkëputur asnjëherë nga mësimdhënia.
Ka punuar në fushën e menaxhimit të riskut në sektorin bankar pranë Credins Bank për 5 vite.
Punon prej 2018 në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) për Investimet Publike, Partneritetin Publik Privat dhe Koncesionet. Është vlerësuar me titullin “Mjeshtër trajnimi në Investimet Publike”. Është gjithashtu hartuese e kurrikulave .
Është gjithashtu një sipërmarrëse ne fushën e shërbimeve dhe konsulente e suksesshme në fushën financiare, bankare dhe zhvillimin e karrierës.
Ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime në Shqipëri, Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Francë, Luksemburg, Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zonja Kola është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca me faktor impakti. Disa nga studimet janë prezantuar në Bankën e Shqipërisë, Bankën Qendrore të Maqedonisë, Bankën Qendrore Europiane, Bankën Europiane të Investimeve, dhe London School of Economics and Political Science.
Përtej përvojës profesionale, Fatmira është nënë e dy fëmijëve (djalë dhe vajzë) si dhe ka vlera të larta personale dhe virtyte të rëndësishme si besueshmëria, transparenca, empatia, korrektësia dhe altruizmi.
Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë ata që besojnë në ndryshimin e vërtetë. Ajo është e përkushtuar të punojë për një Shqipëri më të drejtë, me më shumë mundësi për të gjithë dhe me një zë të fortë për qytetarët në Kuvend.
Krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes së bizneseve lokale dhe nxitjes së inovacionit. Politika fiskale e favorshme dhe partneritete publike-private për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.
Modernizimi i arsimit, mbështetje për mësuesit, programe të fokusuara në teknologji dhe aftësi dixhitale. Bursat për studentë të talentuar dhe investime në infrastrukturë arsimore.
Sistem shëndetësor modern dhe i aksesueshëm për të gjithë. Investime në spitale, teknologji mjekësore, ulje të kostove të ilaçeve dhe shërbime parandaluese shëndetësore.